KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

EULEX-i mohon se u drejtuan armët familjarëve të Krasniqit: Bëmë verifikim të brendshëm, pretendimet dolën të pabazuara

EULEX-i mohon se u drejtuan armët familjarëve të Krasniqit: Bëmë verifikim të brendshëm, pretendimet dolën të pabazuara

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohuar kategorikisht pretendimet se pjesëtarët e tij u kanë drejtuar armët familjarëve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë largimit të tij nga vizita familjare.

Në një përgjigje për lajmi.net, EULEX-i ka deklaruar se asnjë pjesëtar i Policisë së EULEX-it nuk ka drejtuar armë ndaj askujt, në asnjë moment.

Reagimi vjen pas raportimeve për një incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia, ku familjarët e tij po regjistronin me telefona mobilë momentin kur ai po shoqërohej nga pjesëtarët e misionit evropian.

I pyetur nga lajmi.net nëse mund t’i konfirmojë apo mohojë pretendimet se pjesëtarët e tij u kanë drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, EULEX-i ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Ne i mohojmë fuqishëm këto pretendime dhe konfirmojmë se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt, në asnjë moment”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për lajmi.net.

Në përgjigje, misioni evropian ka theksuar se përdorimi dhe mbajtja e armëve nga personeli i tij bëhen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

“Armët e zjarrit trajtohen nga personeli i EULEX-it në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Konkretisht, procedurat standarde operative janë respektuar plotësisht gjatë kryerjes së detyrave operative dhe logjistike për mundësimin e vizitës së personit në paraburgim, të lejuar për arsye të rëndësishme humanitare”, ka deklaruar EULEX-i.

Ndërkohë, lidhur me pyetjen nëse është iniciuar ndonjë hetim apo verifikim i brendshëm për incidentin e raportuar, EULEX-i ka konfirmuar se ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për shqyrtimin e pretendimeve.

“Ne kemi kryer me shpejtësi një verifikim të brendshëm të pretendimeve, të cilat kanë rezultuar plotësisht të pabazuara”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Jakup Krasniqi po qëndron përkohësisht në Kosovë në kuadër të një vizite të lejuar për arsye humanitare, ndërsa lëvizjet e tij zhvillohen nën masa të sigurisë dhe shoqërimin e personelit të EULEX-it.

Lajmi.net kishte raportuar më herët për pretendimet se pjesëtarë të EULEX-it u kishin drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, të cilët po regjistronin me telefon largimin e tij nga ambientet e shtëpisë./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.