Cristiano Ronaldo po vazhdon formën e jashtëzakonshme golashënuese, duke realizuar golin e 986-të në karrierën e tij profesionale.
Ylli portugez gjeti rrugën e rrjetës në derbin e elitës së futbollit saudit mes Al Ahlit dhe Al Nassrit, ndeshje e cila aktualisht është duke u zhvilluar me rezultat të barabartë 1:1, transmeton IndeksOnline.
Me këtë realizim, Ronaldo i afrohet edhe më shumë shifrës historike prej 1 mijë golash në karrierë, duke mbetur tashmë vetëm 14 gola larg këtij rekordi. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

