KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Investim i rëndësishëm te Drita, nis shtrimi i barit natyral në kampin stërvitor

Investim i rëndësishëm te Drita, nis shtrimi i barit natyral në kampin stërvitor

Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me bar natyral në kampin stërvitor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjilanas, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku është bërë e ditur se tashmë ka nisur procesi i vendosjes së barit natyral, i cili pritet të krijojë kushte edhe më të mira për stërvitje dhe përgatitjen e ekipit.

Në këtë moment të rëndësishëm për klubin ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili përcolli nga afër punimet për shtrimin e tapetit.

Sipas njoftimit të Dritës, projekti është mundësuar dhe mbështetur nga FFK-ja dhe kryetari Ademi, për çka klubi gjilanas ka shprehur mirënjohjen e tij.

Drita e ka cilësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një ëndrre të kahmotshme, që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.