KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash

Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta, i cili mundëson transferimin e mjeteve financiare brenda pak sekondash, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

Sipas njoftimit, sistemi bazohet në teknologjinë TIPS të Eurosistemit dhe do të jetë funksional 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, transmeton Klankosova.tv.

Përmes tij, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transfere bankare në çdo kohë, pa u kufizuar nga orari i punës së bankave, fundjavat apo ditët e festave.

Lansimi i këtij sistemi synon lehtësimin e pagesave dhe modernizimin e shërbimeve financiare në Kosovë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.