KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar

Roma ka rikthyer interesimin për Jamie Gittensin, anësorin anglez që aktualisht është pjesë e Chelseat. Skuadra italiane synon ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit, për ta përforcuar repartin ofensiv.

Sipas “Corriere dello Sport”, Roma ka zhvilluar kontaktet e para me Chelsean dhe po shqyrton mundësinë e transferimit në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Gittens, i cili shkëlqeu më parë te Borussia Dortmundi, nuk ka arritur të sigurojë hapësirën e dëshiruar në Londër. Këtë sezon ka regjistruar vetëm 55 minuta lojë në të gjitha garat.

Një rol të rëndësishëm në këtë transferim mund të ketë edhe Donyell Malen, ish-bashkëlojtari i tij te Dortmundi, i cili mund ta bindë anglezin që t'i bashkohet Romës.

Megjithatë, gjendja fizike e Gittensit mbetet një shqetësim për klubin italian, pasi ai po rikuperohet nga një lëndim në kyçin e këmbës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.