KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka informuar anëtarët e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI) për rolin e misionit në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Sipas komunikatës së KFOR-it, Vergori ka marrë pjesë sot në takimin e 14-të të shefave të mbrojtjes të DECI-së, i cili është mbajtur në Tiranë, transmeton IndeksOnline.

Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it ka prezantuar një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe aktivitetet e përditshme të misionit, duke theksuar se ato bazohen në prioritetet e rishikuara operacionale të KFOR-it.

Vergori ka bërë të ditur se KFOR-i po vazhdon të optimizojë pozicionimin e forcave të tij, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e detyrave. Ai ka theksuar se ky proces është gradual dhe i bazuar në kushte, por mund të përmbyset nëse zhvillimet e caktuara ndikojnë negativisht në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Misioni, sipas tij, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.