Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka komentuar përballjen me Spanjën në çerekfinale të Ligës së Kombeve, duke theksuar se kjo ndeshje nuk shihet si mundësi për hakmarrje pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
“Ky nuk është një rast për hakmarrje për gjysmëfinalen e Botërorit. Është një garë tjetër dhe një grup i ri. Objektivi mbetet i njëjtë: të arrijmë në gjysmëfinale dhe ta fitojmë Ligën e Kombeve”, deklaroi Zidane.
Francezi pranoi se e kishte pritur një kundërshtar të fortë, duke e cilësuar Spanjën si kampione në fuqi të botës.
Ai shtoi se stafi i tij do ta analizojë me kujdes kundërshtarin përpara përballjes.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 mars 2027, ndërsa dueli i kthimit më 28 mars, në Francë.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në gjysmëfinale kundër fituesit të çiftit Holandë – Portugali. /Zëri

