Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:00, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit vijnë në këtë sfidë pas tri fitoreve radhazi dhe synojnë ta vazhdojnë këtë ecuri pozitive për ta ruajtur kreun e renditjes.
Në anën tjetër, Drenica nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, por udhëton drejt kryeqytetit me synimin për ta befasuar liderin në shtëpinë e tij, transmeton IndeksOnline.
Pak para startit të takimit, të dy trajnerët, Orges Shehu dhe Gentjan Mezani, kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Iljazi, Zguro, Zeqiri, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Diatta, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.
Drenica: Ymeri, Qaqi, Dervishaj, Hamiti, Limani, Gavazaj, Lushtaku, Zeka, Veliqi, Shillova, Idrizi. /IndeksOnline/

