Mesfushori ofensiv, Brahim Diaz, ka vazhduar bashkëpunimin me Real Madridin, duke nënshkruar një kontratë të re afatgjate me klubin mbretëror.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, futbollisti ka hedhur firmën mbi marrëveshjen e re që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2031, transmeton IndeksOnline.
Romano bën të ditur se marrëveshja verbale mes palëve ishte arritur që në muajin korrik, ndërsa tashmë janë finalizuar të gjitha procedurat formale dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi spanjoll. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

