Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës së vitit 2027.
Interesim për shërbimet e 26-vjeçarit kanë shfaqur katër prej klubeve më të mëdha në Evropë, Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit anglez mund të shqyrtojnë mundësinë e shitjes së yllit të tyre gjatë verës së vitit 2027 për një shumë rreth 150 milionë euro, transmeton IndeksOnline.
Ndonëse Haaland ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri në vitin 2034, e ardhmja e tij në Angli mund të ndikohet edhe nga pasiguria rreth çështjes financiare të Manchester Cityt në Premierligë.
Mbetet të shihet nëse klubi anglez do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga golashënuesi i tij kryesor dhe cili prej gjigantëve evropianë do të bëjë lëvizjen konkrete për transferimin e tij. /IndeksOnline/

