KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula takon ambasadoren kroate, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka Pula takon ambasadoren kroate, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq. Gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësia ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula vlerësoi Kroacinë si një vend mik dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e saj që nga vitet e luftës, njohja e pavarësisë dhe proceset e konsolidimit të shtetit. Ajo kujtoi gjithashtu kontributin e shqiptarëve në luftën për lirinë e Kroacisë, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme miqësie dhe afërsie ndërmjet dy popujve dhe shteteve.

“Në takim, Presidentja vlerësoi edhe angazhimin e ambasadores Barishiq në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në thellimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, thuhet në njoftim.

Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe shkencës, si dhe në zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe investimeve.

Tutje thuhet se presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë që marrëdhëniet e afërta politike dhe diplomatike të konkretizohen nëpërmjet projekteve në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.