KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ligji aktual për Specialen do të bie, zëvendësohet me një të ri” (VIDEO)

“Ligji aktual për Specialen do të bie, zëvendësohet me një të ri” (VIDEO)

Gjatë seancës së djeshme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Grupi Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të prezantojë propozimin për ligjin e ri.

Ndërkohë, gazetari Muhrrem Kafexhiu, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet lidhur me këtë çështje, duke vlerësuar se ligji aktual, me gjasë, do të zëvendësohet me një ligj të ri.

“Ligji, sipas të gjitha gjasave, do të rikonstruktohet. Domethënë, ky ligj do të bjerë. Tash mund të jenë nenet e njëjta dhe të shtohet ndonjë tjetër, gjë për të cilën unë dyshoj, por megjithatë, duke i parë deklarimet e të dyja palëve, u pa qartë se do të vijë një ligj i ri”, ka deklaruar Kafexhiu.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.