Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka njoftuar për situatën e krijuar nga erërat e forta që përfshinë kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes.
Fushtica bëri të ditur se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca kanë qenë në terren deri në orët e vona të mbrëmjes, duke monitoruar situatën dhe intervenuar sipas nevojës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme nga erërat e forta, që t’i raportojnë ato në Komunën e Prishtinës.
Burimi: klankosova.tv ↗

