Hansi Flick ka organizuar një drekë me stafin e tij teknik dhe disa punonjës të Barcelonës, me qëllim forcimin e raporteve dhe atmosferës pozitive brenda klubit katalunas.
Takimi është mbajtur në restorantin “Gaudim” në Barcelonë, ku kanë marrë pjesë bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Marcus Sorg, Heiko Westermann, Arnau Blanco dhe José Ramón de la Fuente, si dhe përgatitës fizikë, fizioterapeutë dhe punonjës të tjerë të klubit.
Trajneri gjerman i kushton rëndësi të veçantë unitetit dhe besimit mes njerëzve me të cilët punon çdo ditë.
Për të, harmonia brenda stafit është një element i rëndësishëm për përballimin e një sezoni me shumë sfida.
Ndërkohë, Flick po përgatitet për një periudhë shumë të ngarkuar, me Barcelonën që e pret një kalendar i vështirë deri në fund të vitit. /Zëri

