KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike, pasi që në disa komuna të enjten në mbrëmje parti ndërprerje të rrymës për shkak të erërave të forta.
Në njoftim thuhet se zonat më të prekura kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizajt.
“Brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit, ekipet tona kanë arritur të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80% të konsumatorëve të prekur.
Në ndërkohë janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar dëmtime. Ekipet po vazhdojnë angazhimin në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

