KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lufta e miliona eurove: Kush paguhet më së shumti në Premier League dhe në La Liga?

Lufta e miliona eurove: Kush paguhet më së shumti në Premier League dhe në La Liga?

Bota e futbollit vazhdon të dominohet nga shifra astronomike financiare, ku Premier League angleze dhe La Liga spanjolle mbeten dy kampionatet më të fuqishme ekonomikisht në planet.

Një raport i fundit i publikuar nga faqja e specializuar e analizave sportive “The Touchline” zbulon top-5 lojtarët më të paguar në secilën prej këtyre dy ligave

Sipas të dhënave të pasqyruara, ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, mban fronin si futbollisti me pagën më të lartë vjetore mes dy kampionateve, duke arkëtuar plot 32.3 milionë euro në vit shkruan Indeks Online.

Megjithatë, kur shikohet pesëshja e parë në tërësi, La Liga tregon një dominim të frikshëm financiar në majat më të larta,ku dy lojtarë kalojnë shifrën prej 31 milionë eurosh dhe i pesti fiton mbi 20 milionë euro.

Në Premier League – Haaland i paprekshëm, kurse Liverpooli me dy përfaqësues

Në Angli, pas Haalandit që kryeson dukshëm, diferenca me ndjekësit është e konsiderueshme

Erling Haaland (Manchester City) – €32.3M

Virgil van Dijk (Liverpool) – €21.5M

Enzo Fernandez (Chelsea) – €21.5M

Bruno Fernandes (Manchester United) – €19.7]

Dominik Szoboszlai (Liverpool) – €19.7M

La Liga – Real Madridi dhe Barcelona ndajnë miliona

Në Spanjë, dyshja sulmuese e Real Madridit kryeson listën, por rritje të jashtëzakonshme ka shënuar edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili tashmë renditet i katërti./IndeksOnline/

Kylian Mbappe (Real Madrid) – €31.3M

Vinicius Junior (Real Madrid) – €31.3M

Rodri (Barcelona) – €27.1M

Lamine Yamal (Barcelona) – €22.9M

Jude Bellingham (Real Madrid) – €20.8M

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.