KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë

Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë

Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprket Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Bajraktari, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se deisa kjo nismë duket e pashmangshme atëherë përmes negociatave me Bashkimin Evropian dhe vendet përkatëse financuese të Gjykatës, synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë.

“Kjo nuk do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi amendamenti kushtetues përkatës parasheh mundësi alternative lidhur me çështjen e selisë së Gjykatës. Po ashtu, argumenti kryesor i BE-së dhe i të tjerëve për vendosjen e selisë jashtë Kosovës, i bazuar në rrezikun e ndikimit dhe frikësimit të dëshmitarëve, tashmë e ka humbur peshën që kishte në fazën fillestare, pasi kjo fazë e procesit ka kaluar”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rihapur debatin mbi selinë, përgjegjësinë institucionale dhe raportin e saj me Dhomat e Specializuara, duke e trajtuar këtë çështje përmes një procesi serioz, të argumentuar dhe negociues.

Postimi i plotë:

Duke qenë se një nismë e re legjislative lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duket e pashmangshme, atëherë, përmes negociatave me Bashkimin Evropian dhe vendet përkatëse financuese të Gjykatës, synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë.

Kjo nuk do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi amendamenti kushtetues përkatës parasheh mundësi alternative lidhur me çështjen e selisë së Gjykatës.

Po ashtu, argumenti kryesor i BE-së dhe i të tjerëve për vendosjen e selisë jashtë Kosovës, i bazuar në rrezikun e ndikimit dhe frikësimit të dëshmitarëve, tashmë e ka humbur peshën që kishte në fazën fillestare, pasi kjo fazë e procesit ka kaluar.

Ndërsa, gjatë procesit negociues, ndër të tjera, do të duhet të adresohen parregullsitë dhe shkeljet e evidentuara gjatë procesit, të cilat janë vënë në pah edhe nga ekspertë dhe organizata kredibile ndërkombëtare; të paraqiteshin mangësitë institucionale, përfshirë mungesën e një mekanizmi mbikëqyrës të Gjykatës; dhe, mbi të gjitha, të dëshmohej gatishmëria e Kosovës për të marrë përsipër përgjegjësi, përfshirë edhe participimin e drejtpërdrejtë financiar në funksionimin dhe proceset e ndërlidhura me Gjykatën.

Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rihapur debatin mbi selinë, përgjegjësinë institucionale dhe raportin e saj me Dhomat e Specializuara, duke e trajtuar këtë çështje përmes një procesi serioz, të argumentuar dhe negociues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.