KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nisin punimet në objektin e Qeverisë, zëvendësohen xhamat dhe panelet e dëmtuara gjatë protestave (Video)

Nisin punimet në objektin e Qeverisë, zëvendësohen xhamat dhe panelet e dëmtuara gjatë protestave (Video)

Kanë nisur punimet për riparimin e dëmeve të shkaktuara në objektin e Qeverisë së Kosovës gjatë protestave të zhvilluara së fundmi, transmeton IndeksOnline.

Xhamat dhe panelet e fasadës së objektit ishin dëmtuar si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike dhe goditjeve me mjete të forta gjatë protestave.

Sot, një kompani e kontraktuar përmes tenderit ka nisur zëvendësimin e xhamave të thyer me të rinj, si dhe largimin e paneleve të dëmtuara nga fasada e ndërtesës.

Për realizimin e këtyre punimeve, në oborrin e Qeverisë është vendosur edhe një vinç gjigant, i cili po shfrytëzohet për ndërhyrjet në pjesët e sipërme të objektit./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.