KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjykata e Arbitrazhit e detyron ish-lojtarin e Barcelonës të paguaj 230 mijë euro për një agjensi

Gjykata e Arbitrazhit e detyron ish-lojtarin e Barcelonës të paguaj 230 mijë euro për një agjensi

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur në favor të agjencisë “Vergette Sports”, duke e urdhëruar anësorin e Real Betisit, Abdessamad Ezzalzouli, t’i paguajë dëmshpërblim prej më shumë se 230,000 eurosh për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës para kalimit te Barcelona.

Vendimi u shpall më 5 maj 2026, pas një procesi që kishte nisur në maj të vitit 2022. Tribunali konstatoi se futbollisti e kishte shkëputur pa shkak të justifikuar marrëveshjen e përfaqësimit ekskluziv të nënshkruar në dhjetor 2019, pikërisht kur transferimi i tij te Barça ishte në fazë të avancuar shkruan Indeks Online.

Sipas çështjes, “Vergette Sports” kishte mbuluar shpenzimet e përditshme të udhëtimit për stërvitje, pajisjet sportive dhe ndihmë financiare për familjen e tij (përfshirë qiranë), si dhe e kishte ndihmuar të kalonte te Hércules.

Pas shkëputjes me Vergette-n, transferimin te Barcelona dhe më pas te Osasuna e Real Betisi e mbylli agjencia “Integral Fútbol” e Javier Garridos, ndërsa në fund të sezonit të kaluar Abde kaloi te “Footfeel ISM” e Alejandro Camaños. Pavarësisht vendimit të CAS-it, futbollisti maroken ende nuk e ka shlyer shumën e caktuar./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.