KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërron jetë kirurgu i njohur pejan

Ndërron jetë kirurgu i njohur pejan

Ka ndërruar jetë doktori pejan, Sefedin Burri. Lajmin e ka dhënë Spitali i Pejës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kirurgut tonë të nderuar, Dr. Sefedin Burri.
Dr. Sefa ishte një profesionist i përkushtuar, i cili me punën, dijen dhe angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Kontributi i tij ishte veçanërisht i çmuar në periudhën e pasluftës, kur rindërtimi dhe ngritja e kapaciteteve të spitalit kërkonin përkushtim, sakrificë dhe vizion. Ai ishte ndër profesionistët që dhanë shumë nga vetja për zhvillimin dhe forcimin e institucionit tonë, duke ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në emër të kolektivit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shprehim solidaritetin tonë në këto momente dhimbjeje” thuhet në njoftim./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.