KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“96% e nxënësve në Kosovë kanë konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë 24 orëve të fundit” (VIDEO)

“96% e nxënësve në Kosovë kanë konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë 24 orëve të fundit” (VIDEO)

Dafina Muçaj, zyrtare për Shëndetësi në UNICEF, ka prezantuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova disa nga të gjeturat e një vlerësimi gjithëpërfshirës për mënyrën e ushqyerjes në shkollat e Kosovës.

“…Sot po prezantojmë për herë të parë në Kosovë një vlerësim gjithëpërfshirës të mjedisit të ushqyerjes në shkolla. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, poashtu institucionet e tjera, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, ky hulumtim ka zgjatur pothuajse 1 vit tashmë, ka përfshirë 59 shkolla dhe rreth 1800 nxënës…" – tha mes tjerash ajo.

Një nga të gjeturat më shqetësuese të raportit është se 96 për qind e nxënësve kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë konsumuar të paktën një produkt jo të shëndetshëm.

"… Janë disa të dhëna shqetësuese që kanë dalë nga ky raport. E para është që pothuajse 96% e nxënësve kanë deklaruar se në 24 orët e fundit kanë konsumuar një nga ushqimet jo të shëndetshme si psh pije të gazuara, ushqime të ëmbla apo të tjera…” – deklaroi Muçaj.

Për më shumë detaje nga ky hulumtim, ndiqeni videon e mëposhtme:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.