KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ish-ambasadori Çejku kritikon licensimin e kompanisë CWP: Jo shtyllave serbe në Tropojë

Ish-ambasadori Çejku kritikon licensimin e kompanisë CWP: Jo shtyllave serbe në Tropojë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka reaguar për liçensimin e kompanisë CWP, e cila pritet të ngulë shtyllat e hekurit në Tropojë për të prodhuar 600 MW energji elektrike.

Çejku shpreh dyshime për prezantimin zyrtar të këtij investimi si “amerikan” nga Kryeministri dhe Zëvendëskryeministri, duke theksuar se kompania nuk ka lidhje me SHBA-në, pasi ka bazë në Beograd dhe është e suksesshme në fushën e energjisë së rinovueshme në Ballkan.

“Kur një kompani serbe i vishet ambalazhi ‘made in USA’, shtohen dyshimet mbi arsyen e këtij mashtrimi publik”, ka deklaruar Çejku.

Ai thekson se investime strategjike të tilla duhet të bëhen me transparencë institucionale dhe dialog me qytetarët që preken direkt nga projekti.

Ish-ambasadori sugjeron gjithashtu që Tropoja mund të ketë mundësi të tjera investimi, duke përfshirë biznesmenë shqiptarë në SHBA, të cilët mund të sillnin kompani të vërteta amerikane për këtë projekt./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.