Ministria e Infrastrukturës ndan kontratë për hartimin e projekteve të rrugëve me katër shirita, vlera shkon në 4.95 euro
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë kontratën për hartimin e projekteve për rrugët me katër shirita të qarkullimit për vitet 2026–2028.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar përmes tenderimit të hapur dhe në garë kanë marrë pjesë gjithsej tetë operatorë ekonomikë.
Kontrata i është dhënë kompanisë Infra-Plus SH.P.K., me adresë në rrugën Prishtinë–Ferizaj, në Llapllasellë, Komuna e Graçanicës, raporton IndeksOnline.
Fillimisht, Ministria e Infrastrukturës kishte parashikuar vlerën e kontratës në 300 mijë euro, ndërsa marrëveshja kornizë është paraparë të zgjasë 36 muaj.
Kontrata është dhënë më 18 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 19 nëntor 2026.
Dokumenti e përcakton objektin e kontratës si shërbim për hartimin e projekteve të rrugëve me katër shirita, të cilat do të realizohen në territorin e Republikës së Kosovës. /IndeksOnline/

