KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erërat lënë qytetarët pa rrymë, KEDS tregon cilat komuna janë më të prekura (VIDEO)

Erërat lënë qytetarët pa rrymë, KEDS tregon cilat komuna janë më të prekura (VIDEO)

Adlum Ramadani, zyrtar i KEDS-it, në një prononcim të drejtpërdrejtë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka deklaruar se situata me furnizimin me energji elektrike në vend është e rënduar si pasojë e erërave të forta.

Ramadani ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike në Ferizaj është bërë edhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa ekipet e KEDS-it po punojnë për rikthimin e furnizimit.

“Fillimisht duhet të bëhet e qartë se ndërprerjet e tanishme të energjisë elektrike janë pasojë e erërave të forta që kanë goditur vendin. Sigurisht, disa zona janë më të prekura, si ajo e Ferizajt. Me kërkesë edhe të Policisë së Kosovës, me qëllim të marrjes së masave për sigurinë e qytetarëve, ka qenë e domosdoshme ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

Ekipet tona i kemi të shpërndara në të gjithë vendin, pra me qindra ekipe, të cilat, pa marrë parasysh kushtet atmosferike me të cilat po përballemi, po mundohen t'i evitojnë këto avari dhe ta kthejnë furnizimin me energji elektrike për qytetarët e vendit. Por, siç e thashë, situata me të cilën po përballemi është e rëndë sa u përket erërave. Megjithatë, puna nuk do të ndalet”, ka deklaruar ai.

I pyetur se cilat komuna janë më të prekura, Ramadani ka përmendur Ferizajn, Gjilanin, Prizrenin dhe Prishtinën.

“Aktualisht, krahas Ferizajt, në komunën e Prizrenit, Gjilanit dhe tashmë edhe në Prishtinë i kemi parë pasojat e këtyre erërave. Por, siç e thashë, ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike, i cili ka pasur ndërprerje të shumta.

Duhet të theksoj se është shumë e rëndësishme që, në përballje me erërat, t'u bëhet apel qytetarëve që të mos u afrohen linjave të energjisë elektrike dhe të mos kalojnë pranë tyre”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, sa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës, Ramadani ka thënë se nuk ka informacione nga terreni.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.