KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Klubet e Premier League bashkohen kundër Manchester Cityt, 18 skuadra votojnë pro ndryshimit historik

Klubet e Premier League bashkohen kundër Manchester Cityt, 18 skuadra votojnë pro ndryshimit historik

Klubet e Premierligës kanë ndërmarrë një hap të paprecedentë, duke u bashkuar për të mbrojtur drejtuesit e ligës nga kërcënimet e mundshme ligjore që lidhen me çështjen e Manchester Cityt.

Sipas “BBC Sport”, 18 nga 20 klubet votuan pro një amendamenti, i cili parasheh mbulimin e shpenzimeve ligjore të bordit drejtues të Premierligës në rast se sponsorët e Manchester Cityt ndërmarrin veprime ligjore kundër tyre. Kundër votuan vetëm Manchester City dhe Nottingham Forest.

Ky vendim vjen pas zhvillimeve në rastin e akuzave financiare ndaj Cityt, për të cilat një komision i pavarur kishte konstatuar shkelje të rregullave të ligës. Sipas pretendimeve të shqyrtuara, klubi dyshohet se kishte fryrë artificialisht të ardhurat komerciale deri në 830 milionë funte gjatë periudhës 2009–2018.

Manchester City i ka kundërshtuar vendimet dhe ka apeluar, duke insistuar se posedon prova që dëshmojnë pafajësinë e tij.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.