KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nuk durohen, por janë të ngjashëm”, Vllahiu krahason Kurtin me Ramën (VIDEO)

“Nuk durohen, por janë të ngjashëm”, Vllahiu krahason Kurtin me Ramën (VIDEO)

Opinionisti Arbër Vllahiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar atë që e ka cilësuar si “zhdukjen” e opozitës në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas Vllahiut, një nga arsyet për këtë është ngjashmëria mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama, të cilët, sipas tij, ndonëse nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, ndajnë mendësi dhe politika të ngjashme në raport me opozitën dhe qytetarët.

Ai ka thënë se problemi mes dy liderëve lidhet edhe me atë se kush do të jetë qendra e shqiptarëve, Tirana apo Prishtina, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarë ndodhi që u zhduk opozita? Mos kemi dy shtylla që janë të ngjashme me njëra-tjetrën, që janë Rama dhe Albin Kurti? Nuk durohen, por janë të ngjashëm. Kanë politika të ngjashme me opozitën dhe qytetarët e tyre. Nuk po them që të dy janë si vëllezër siamezë, por i takojnë të njëjtit spektër politik dhe kanë të njëjtën mendësi politike, përveç faktit që Kurti shkon nga e majta radikale.

Problematika mes tyre është se kush do të jetë qendra. Problemi është: Tirana apo Prishtina, cila do të jetë qendra e shqiptarëve?”, ka deklaruar Vllahiu.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.