KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Chelsea dhe Barcelona e duan Bastonin, por Interi merr vendimin e prerë për të ardhmen e tij

Chelsea dhe Barcelona e duan Bastonin, por Interi merr vendimin e prerë për të ardhmen e tij

Pavarësisht raportimeve të fundit për interesimin e gjigantëve evropianë, Chelseat dhe Barcelonës, nuk ka asnjë negociatë për transferimin e Alessandro Bastonit te ndonjëri prej këtyre klubeve.

Sipas gazetarit të njohur italian, Nicolo Schira, drejtuesit e Interit janë të vendosur ta mbajnë mbrojtësin italian në skuadër dhe janë të gatshëm të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij, transmeton IndeksOnline.

Marrëveshja aktuale e Bastonit me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, ndërsa edhe prioriteti i vetë futbollistit është që ta vazhdojë karrierën në “Giuseppe Meazza”.

Kësisoj, pavarësisht interesimit të raportuar nga klubet e mëdha evropiane, Interi synon ta sigurojë sa më parë të ardhmen e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.