KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarja Vera Haliti zgjidhet asambliste në qytetin e Celjes në Slloveni

Shqiptarja Vera Haliti zgjidhet asambliste në qytetin e Celjes në Slloveni

Vera Haliti është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak të Celjes në Slloveni, duke u bërë shqiptarja e parë nga Shqipëria që prej shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë fiton një mandat të tillë përfaqësimi në nivel vendor.

Kështu thuhet në një postim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Slloveni, e cila ka përgëzuar Halitin për zgjedhjen e saj, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se zgjedhja e saj përbën një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në jetën publike dhe institucionale të Sllovenisë, si dhe një dëshmi të kontributit të këtij komuniteti në shoqërinë sllovene.

Ambasada shqiptare ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj Republikës së Sllovenisë për mundësitë e barabarta të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit në jetën publike dhe institucionale të vendit.

Në postimin e saj, ambasada u ka përcjellë urimet më të përzemërta Vera Halitit dhe të gjithë kandidatëve të zgjedhur në zgjedhjet vendore, duke u dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e mandateve të tyre në shërbim të qytetarëve./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.