KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Elseid Hysaj te Manchester United?

Elseid Hysaj te Manchester United?

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ndodhet shumë pranë një hapi gjigant në karrierën e tij, pasi raportohet se po i afrohet marrëveshjes për t’iu bashkuar skuadrës së njohur angleze, Manchester United.

Sipas disa mediave angleze, thuhet se drejtuesi teknik i “Djajve të Kuq”, Jason Wilcox, e ka identifikuar 32-vjeçarin shqiptar si një përforcim mjaft të dobishëm për të rritur konkurrencën dhe opsionet në të dyja krahët e mbrojtjes, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, trajneri i ri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, thuhet se ka dhënë miratimin e tij të plotë dhe “dritën jeshile” për finalizimin e këtij operacioni.

Ky interesim nga gjiganti i Premierligës vjen si rezultat i formës mbresëlënëse që Hysaj tregoi së fundmi me fanellën kuqezi, duke siguruar edhe një vend në formacionin ideal të edicionit 2026 të Ligës së Kombeve.

Hysaj aktualisht është lojtar i lirë, pas eksperiencave të gjata në futbollin italian me klube si Lazio, Napoli dhe Empoli.

Pikërisht me skuadrën e Empolit ai po zhvillon stërvitjet në këtë periudhë për të ruajtur formën optimale fizike, në pritje të zyrtarizimit të aventurës së re./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.