KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në Big Brother, sqaron lidhjen e tij me serben

Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në Big Brother, sqaron lidhjen e tij me serben

Spektakli i natës së sotme (e hënë) i Big Brother VIP Kosova 4 pritet të jetë i zjarrtë.

Në shtëpinë më të famshme në vend do të hyjë bashkëshortja e Labinot Rexhës, e cila pritet të sqarojë publikisht thashethemet që qarkullojnë rreth artistit, përfshirë raportimet për një romancë të supozuar me një serbe, me të cilën thuhet se ka edhe një fëmijë.

Po ashtu Dolce do të japë rrëfimin e saj emocional.

Gruaja e Labinot Rexhës

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes Albës dhe Limit, një tjetër moment që pritet me shumë interes.

Limi u bë pjesë e shtëpisë të premten, ku lirshëm mund të thuhet se ka trazuar ujërat.

Ai u bë ‘mollë sherri’ mes Albës dhe Bia Khalifës, gjë që bëri të prishet miqësia mes tyre.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë kjo mbrëmje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.