Drin Merturi ka njoftuar për përfundimin me sukses të Kursit të Kapitenëve të Karrierës (MCCC), i cili është zhvilluar në Fort Benning, në shtetin e Georgias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Merturi ka bërë të ditur se ka diplomuar nga ky kurs, duke ndarë lajmin me ndjekësit e tij.
Kursi i Kapitenëve të Karrierës është një program profesional ushtarak që zhvillohet në SHBA.
Burimi: lajmi.net ↗

