KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA-të nuk kanë plane për ndryshim regjimi në Iran, thotë ambasadori amerikan në Izrael

SHBA-të nuk kanë plane për ndryshim regjimi në Iran, thotë ambasadori amerikan në Izrael

Ambasadori i SHBA-së në Izrael thotë se Uashingtoni nuk ka plane për të ndërhyrë në Iran.

As Amerika dhe as Izraeli nuk po bëjnë plane për t’u angazhuar, i tha Mike Huckabee korrespondentit të Lindjes së Mesme për Sky News, Adam Parsons, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse SHBA-të po përpiqen të përshpejtojnë ndryshimin e regjimit, ai tha: “Nuk mendoj se është diçka që Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mënyrë aktive duke u përpjekur të përshpejtojnë diçka”.

“Është çështje respekti, dhe kjo është ajo që presidenti Trump e ka formuluar si; ai dëshiron të ketë njohje se qeveria e Iranit nuk duhet të vrasë popullin e vet, nuk duhet t’i lëndojë ata dhe t’i lëndojë ata sepse po protestojnë”, shtoi ai.

Iranianët kanë “të drejtën për të protestuar” dhe po e bëjnë këtë sepse “nuk mund t’i ushqejnë familjet e tyre”, thotë Huckabee.

“Ekziston një nivel i lartë respekti për atë që thotë dhe çfarë po bën populli iranian”, theksoi ndër tjera ambasadori amerikan.

“Nuk mendoj se tani për tani SHBA-të ose Izraeli po bëjnë plane për t’u angazhuar. Nuk e di çfarë mund të ndodhë, thjesht nuk e di. Do të isha krejtësisht jashtë mundësive të mia nëse do të thosha ‘ja çfarë do të ndodhë'”, tha për fund Huckabee. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.