KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jakup Krasniqi puth e përqafon familjarët para largimit, nesër pritet ta vazhdojë vizitën

Jakup Krasniqi puth e përqafon familjarët para largimit, nesër pritet ta vazhdojë vizitën

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është përshëndetur me familjarët e tij pas përfundimit të vizitës së sotme në shtëpinë e tij në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Në momentet e largimit, Krasniqi është parë duke i puthur dhe përqafuar familjarët, në një përshëndetje emocionuese para se të largohej nga shtëpia.

Pas takimit me familjen, ai është nisur drejt zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku do të qëndrojë përkohësisht.

Sipas informacioneve të lajmi.net, Krasniqi pritet të rikthehet nesër te familjarët për ta vazhduar vizitën, e cila është mundësuar për arsye humanitare.

Krasniqi ka ardhur nga Haga në Kosovë për të qëndruar pranë familjes, në kohën kur bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, raportohet se po përballet me probleme shëndetësore./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.