Xhavit Haliti ka bërë të ditur se sot ka dhënë dëshminë lidhur me atentatet e organizuara nga UDB-ja kundër veprimtarit Enver Hadri, kundër tij dhe Xhafer Shatrit.
Në një status të tij, Haliti ka treguar se gjatë këtij momenti e kanë shoqëruar Teuta dhe Renoari, vajza dhe djali i Enver Hadrit, dy përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, si dhe mbesa e tij, Sabihaja.
Postimi i plotë:
Vajza dhe djali i Enver Hadrit, Teuta dhe Renoari, dy përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës dhe mbesa ime, Sabihaja, më shoqëruan sot, kur dhashë dëshminë lidhur me atentatet e UDB-së kundër Enver Hadrit, kundër meje dhe Xhafer Shatrit.
Burimi: indeksonline.net ↗

