KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Buxheti 2027 në Shqipëri, rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit

Buxheti 2027 në Shqipëri, rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka prezantuar disa nga prioritetet e projektbuxhetit për vitin 2027, duke theksuar rritjen e mbështetjes financiare për familjet shqiptare dhe investimet në sigurinë publike. Një nga masat kryesore të parashikuara është rritja mesatare me 27% e pagave për 8.174 punonjës të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë.

Gjatë fjalës së tij, Demo u shpreh se projektbuxheti i vitit 2027, i pari që kalon vlerën 10 miliardë euro, synon që rritja ekonomike të reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetën e çdo familjeje”, deklaroi ministri.

Sa i përket mbështetjes sociale, Demo bëri të ditur se parashikohet dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, ndërsa bonusi i bebeve do të jepet çdo muaj deri në moshën 5 vjeç. Gjithashtu, projektbuxheti parashikon dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritjen e bursave për studentët në nevojë nga 10 mijë në 25 mijë lekë.

Një tjetër masë e prezantuar nga ministri është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte bazë të shportës ushqimore, me synimin për të lehtësuar shpenzimet e përditshme të familjeve.

“Që nga buka, qumështi, mielli, vaji e vezët, synimi ynë është që familjet të paguajnë më pak për nevojat e përditshme”, u shpreh Demo.

Ai përmendi gjithashtu lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, si një tjetër instrument për rritjen e të ardhurave që mbeten në dispozicion të familjeve.

Në fokus të projektbuxhetit është edhe forcimi i sigurisë publike, përmes rritjes së financimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, investimeve në teknologji, pajisje dhe përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Pas çdo uniforme është një njeri, është një familje, është një sakrificë e përditshme që meriton vlerësim”, theksoi ministri, duke iu referuar rritjes së pagave për efektivët.

Demo u ndal edhe te financimi për pushtetin vendor, duke theksuar se mbështetja për bashkitë duhet të përkthehet në shërbime më cilësore, përmirësim të infrastrukturës në lagje dhe zhvillim të komuniteteve.

“Ky është qëllimi ynë: që rritja e ekonomisë të ndihet në çdo shtëpi shqiptare. Te pensioni i gjyshërve, te paga e prindërve, te mundësitë për fëmijët dhe te siguria e familjes”, përfundoi Demo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.