KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carles Puyol rikthehet në futboll, merr një rol të ri te Inter Club d’Escaldes

Carles Puyol rikthehet në futboll, merr një rol të ri te Inter Club d’Escaldes

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, është rikthyer zyrtarisht në botën e futbollit, kësaj radhe në një rol drejtues. Ish-kapiteni i katalanasve i është bashkuar Inter Club d’Escaldes, skuadër nga Andorra.

Puyol do të marrë pozitën e Drejtorit të Marrëdhënieve dhe Futbollit Ndërkombëtar, me synimin për të ndihmuar klubin në zhvillimin institucional dhe zgjerimin e ndikimit të tij përtej kufijve të Andorrës. Ai do t’i bashkohet zyrtarisht strukturës së klubit nga e premtja, më 20 nëntor.

Emërimi i tij vjen në një moment historik për Inter d’Escaldes, që është bërë klubi i parë nga Andorra që ka arritur fazën e ligës në UEFA Conference League.

Ish-mbrojtësi 48-vjeçar ka një karrierë të jashtëzakonshme, me tri trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë tituj të La Ligës me Barcelonën, ndërsa me Spanjën u shpall kampion bote në vitin 2010 dhe kampion i Evropës në vitin 2008.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.