Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka hartuar Planin Operativ ‘Vjeshta 2026’, dhe të njëjtin e ka realizuar me aktivitete në teren.
Sipas njoftimit nga Policia nga data 03-17.11.2026, Policia në koordinim dhe bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Qendror i Tregut -MINT, Inspektorati Qendror i Punës, inspektorë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe inspektorë sanitar dhe mbështetur po ashtu nga: Departamenti i Kufirit –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Njësit Speciale NJSO, NJRSH dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale përkatëse, janë kryer aktivitet në vijim:
Kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223 femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë).
Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.
·Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë, 27 femra shtetase të Tajlandës, 1 femër shtetase e Serbisë).
Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 7 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët.
·Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të kundërvajtjeve “Marrje me prostitucion” – Eskorta ku janë arrestuar gjithsejtë 8 persona: 4 meshkuj (3 kosovarë dhe 1 shtetas i Shqipërisë), 1 femër shtetase e Brazilit dhe 3 femra shtetase të Kolumbisë
Për kundërvajtjet “Marrje me Prostitucion”, janë dorëzuar fletëparaqitjet në Gjykatë ku të dyshuarve u është shqiptuar dënimi me gjobë, ndërsa shtetaseve të huaja me vendim të Gjykatës u është shqiptuar edhe masat plotësuese ‘Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës ‘ dhe ndalës hyrje ne RKS prej 6 muaj deri në 3 vite.
Gjatë realizimit të këtij plani të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në Lokale muzikës, Qendra masazhi dhe Esacorta u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast të kësaj natyre.

