Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit lidhur me dështimin e organizimit të “Lojërave Mesdhetare”, duke thënë se përgjegjësia për këtë situatë i takon Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka pretenduar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka njoftuar për anulimin e takimit për tri arsye: mospagesën, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve në komunikimet elektronike.
Postimi:
“Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e ‘Lojërave Mesdhetare’!
Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anuluar për këto arsye:
Pagesa s’është kryer.
Emrat e delegacionit s’janë dërguar.
Nuk jeni përgjigjur në email-a”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se përgjegjësia për përmbushjen e këtyre tri obligimeve i takonte Qeverisë.
“Kush ka pasur me i bërë këto?
Qeveria.
Qeveria.
Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!”, ka përfunduar Rama.
Kryetari i Prishtinës, përmes këtij reagimi, ka kundërshtuar përpjekjet që, sipas tij, përgjegjësia për dështimin e organizimit të “Lojërave Mesdhetare” t’i bartet kryeqytetit.

