Marta Kos, komisionerja evropiane për Zgjerim, ka uruar Aleksandar Çupiq për zgjedhjen e tij si kryetar i kuvendit të Serbisë.
Kos, ka deklaruar edhe se pret me ‘’padurim’’ që të bashkëpunojë me Çupi dhe kuvendin e ri të Serbisë.
“Parlamenti i sapokonstituuar i Serbisë ka një rol qendror në përmbushjen e mandatit të fuqishëm të dhënë nga qytetarët serbë. Urime, i dashur Aleksandar Čupić, për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit. Presim me padurim të bashkëpunojmë me ju dhe me Kuvendin e Serbisë për forcimin e sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe institucioneve demokratike”, ka shkruar ajo.
Burimi: lajmi.net ↗

