Real Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Rodrygos në afatin kalimtar të ardhshëm, pavarësisht interesimit të Santosit për ta rikthyer në Brazil në formë huazimi.
Sipas ESPN, klubi brazilian ka bërë një kontakt jozyrtar, por drejtuesit madrilenë, trajneri Jose Mourinho dhe vetë lojtari janë në një mendje: Rodrygo duhet të qëndrojë në Madrid.
Rodrygo, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë të ligamentit të kryqëzuar, pritet të rikthehet në fushë gjatë vitit 2027. Kontrata e tij me Real Madridin skadon në verën e vitit 2028, ndërsa klubi po shqyrton edhe mundësinë e rinovimit.
Burimi: klankosova.tv ↗

