KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rolando Maran: Nuk e kuptoj pse Hysajt nuk po i jepet besim, Shpendi do t’i ketë mundësitë e tij!

Rolando Maran: Nuk e kuptoj pse Hysajt nuk po i jepet besim, Shpendi do t’i ketë mundësitë e tij!

Trajneri Rolando Maran ka komentuar situatën e Elseid Hysajt, mundësitë e Cristian Shpendit, si dhe çështjen e Elia Capriles, i cili ka marrë pasaportën shqiptare për arsye familjare.

Duke folur për Hysajn, Maran ka shprehur habinë e tij për faktin se mbrojtësi shqiptar nuk po aktivizohet në nivel klubesh, pavarësisht se vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Sipas tij, Hysaj aktualisht është pa kontratë dhe po stërvitet me Empolin, ndërsa mosha dhe përvoja e tij do t’i mundësonin të luante ende në nivele të larta.

“Hysaj është pa kontratë dhe luan vetëm me Kombëtaren. Ai stërvitet me Empoli. Duket sikur është një lojtar që aktivizohet rregullisht me klubin e tij. Është në moshën e duhur për të luajtur ende në nivele të larta. Nuk e kuptoj pse nuk i jepet besim”, ka deklaruar Maran.

Trajneri është ndalur edhe te Cristian Shpendi, për të cilin ka thënë se meriton më shumë hapësirë, por ka theksuar se konkurrenca dhe vendimet teknike ndonjëherë e bëjnë të vështirë përfshirjen e të gjithë lojtarëve.

“Shpendi? Ndonjëherë ndodh që duhet të lësh jashtë një lojtar që do ta meritonte të kishte hapësirë. Shpendi është i mirë dhe e tregon këtë gjithmonë në stërvitje. Do të ketë mundësitë e tij”, është shprehur ai.

Në fund, Maran ka folur edhe për Elia Caprilen, portierin që ka marrë pasaportën shqiptare për arsye familjare. Megjithatë, sipas trajnerit, procedura ende nuk ka përfunduar dhe deri më tani nuk ka pasur diskutime konkrete rreth mundësisë së aktivizimit të tij për Shqipërinë.

“Elia Caprile e ka marrë pasaportën shqiptare për arsye familjare, ende nuk e ka përfunduar procedurën dhe për këtë arsye nuk kemi folur për këtë çështje. Megjithatë, nëse do të ishte i gatshëm, sigurisht që do të na bënte punë”, ka deklaruar Maran./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.