KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli i përgjigjet Gashit për deponinë në Sferkë: Keqmenaxhimi ndër vite na ka sjellë këtu

Pacolli i përgjigjet Gashit për deponinë në Sferkë: Keqmenaxhimi ndër vite na ka sjellë këtu

Ministrja Fitore Pacolli i është përgjigjur deputetit të LDK-së, Arben Gashi, lidhur me gjendjen në deponinë rajonale në Sferkë të Pejës, pas shqetësimeve të ngritura për djegien e saj dhe rrezikun që tymi toksik paraqet për banorët e zonës.

Pacolli ka thënë se gjendja aktuale është rezultat i keqmenaxhimit ndër vite, duke theksuar se problemet e krijuara për një periudhë të gjatë nuk mund të riparohen brenda një kohe të shkurtër, transmeton IndeksOnline.

“Keqmenaxhimi disavjeçar na ka sjellë këtu sot. Ne nuk mundemi një keqmenaxhim kaqvjeçar, që ka ndodhur, ta riparojmë brenda një periudhe të shkurtër”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se komunat duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën, duke përmendur edhe keqmenaxhimin dhe korrupsionin gjatë viteve të kaluara.

“Ne do të ndërhyjmë me aq kapacitete sa kemi dhe me kompetencat që na takojnë. Momenti kur ne marrim menaxhimin e deponisë do të jetë ndryshe”, ka thënë Pacolli./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.