Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, ka publikuar një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mesazhin e saj, presidentja e ka cilësuar këtë datë si ditë të kujtesës, krenarisë dhe nderimit për ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës.
Ajo ka theksuar se dalja e parë publike e UÇK-së shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë.
Shiroka-Pula është ndalur edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se nuk duhet të harrohet se lufta e kësaj organizate ishte për lirinë e Kosovës.
“UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, ka shkruar ajo.
Në fund, presidentja ka kujtuar Adem Jasharin dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën, duke i cilësuar si pjesë të përhershme të lavdisë dhe kujtesës kombëtare.
“Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri!”, ka përfunduar mesazhin e saj. /Lajmi.net/

