KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësimin se Kosova mund të dështojë në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të, siç ka thënë, papërgjegjësisë institucionale dhe mos përmbushjes së obligimeve.

Duke folur në seancën e Kuvendit, Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe anulimin e takimit që ishte paraparë të mbahej sot në Athinë, ku pritej të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive.

Ajo ka vlerësuar se Lojërat Mesdhetare përbëjnë një mundësi të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe investimet në infrastrukturë.

Sipas saj, organizimi i tyre do të mundësonte ndërtimin e sallave sportive, stadiumeve dhe qendrave të reja sportive, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e vendit dhe promovimin e tij ndërkombëtar.

“Për një ngjarje që do ta sjellte Kosovën në qendër të një rekreacioni sportiv e kulturor. Për projektin e Prishtinës 2030, lojërave mesdhetare që do ta kthenin Kosovën në një qendër sportive. Është koha për të folur, sepse për papërgjegjësitë institucionale të Kosovës, Kosova është duke rrezikuar që të mos organizojë këto lojëra”, ka deklaruar ajo.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur shqetësime lidhur me obligimet që institucionet nuk i kanë përmbushur.

Ajo ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale, duke thënë se nuk duhet të lejohet që një mundësi e tillë të humbet.

“Pikërisht sot është dashur që të mbahet një takim në Athinë, ku do të definoheshin edhe përgjegjësitë përtej, dhe ai është anuluar. Prandaj, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësime për institucionet tona që nuk kanë përmbushur obligimet. Dhe këto obligime të papërmbushura kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por është tërësisht e paarsyeshme për të ikur nga përgjegjësia dhe për ta lënë një mundësi të tillë të artë për Kosovën të papërmbushur”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Hap videon në burimin e saj ↗

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.