KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje mes Vuçiqit dhe një gazetari në Kuvendin e Serbisë: Nuk i kemi ruajtur bashkë delet

Përplasje mes Vuçiqit dhe një gazetari në Kuvendin e Serbisë: Nuk i kemi ruajtur bashkë delet

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në korridoret e Kuvendit të Serbisë mes ish-presidentit Aleksandar Vuçiq dhe një gazetari, i cili e pyeti atë për vëllain e tij, Andrej Vuçiq.

Incidenti ndodhi pas përfundimit të seancës së sotme të mbledhjes konstituive të parlamentit, e cila do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Gazetari iu drejtua Vuçiqit në mënyrë joformale, duke e pyetur: “Vuçiq, ku është vëllai yt Andrej?”.

“Fatkeqësi, është në shtëpi me familjen e tij”, u përgjigj Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Pasi gazetari përsëriti pyetjen, presidenti serb reagoi sërish: “Është në shtëpi me familjen e tij. Turp të kesh, ne nuk i kemi ruajtur bashkë delet”.

Më pas, një gazetare tjetër e pyeti Vuçiqin nëse do ta përfundonte nesër fjalimin e tij, ashtu siç kishte premtuar.

“Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia”, u përgjigj ai, para se të largohej nga korridori i Kuvendit.

Ndërkohë, dita e dytë e seancës u shoqërua edhe me debate lidhur me titullin akademik të kandidatit të Listës Studentore, Aleksandar Çupiq.

Deputetët e grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton” pretenduan se Çupiq ishte prezantuar gabimisht një ditë më parë si profesor universitar, ndonëse, sipas tyre, ai mban titullin e docentit.

Nga ana tjetër, në fund të punimeve, përfaqësuesi i autorizuar i Listës Studentore, Jugoslav Gashiq, njoftoi se ky grup parlamentar po tërhiqej nga të gjithë folësit e regjistruar për pikën e dytë të rendit të ditës.

Ai shpjegoi se vendimi synonte shkurtimin e debatit, në mënyrë që të mundësohej sa më shpejt zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton” deklaroi se të gjithë deputetët e këtij grupi do t’i përfundonin fjalimet deri nesër në orën 13:00. Kjo do të mundësonte që votimi për kryetarin e Kuvendit të mbahej gjatë orëve të pasdites.

Në përfundim të seancës, deputetët e Listës Studentore ngritën çështjen e shkeljes së Rregullores së punës së Kuvendit, ndërsa Vuçiq u përgjigj se gjatë ditës së nesërme të gjithë duhet ta kenë mundësinë për të marrë fjalën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.