Seanca e cila ishte planifikuar të mbahej nga ora 10:00, ende nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar gati dy orë nga koha e paraparë.
Në sallë, aktualisht të pranishëm janë vetëm deputetët e GP të LDK-së, dhe ekipet e gazetarëve.
Ndryshe, sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë janë tri pika të parapara për diskutim, në mesin e të cilave edhe Rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Kosovës./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

