Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se takimi trepalësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin, do të përfshijë diskutime për të gjitha problemet e botës.
Në fillim të takimit, Trump tha se tre liderët kanë shumë tema për të diskutuar, duke e cilësuar këtë takim si historik.
“Ne vërtet po bëjmë histori. Ne të tre kemi shumë gjëra për të diskutuar”, u shpreh ai.
Trump tha se në takim do të trajtohen “praktikisht të gjitha problemet që po diskutohen në botë”.
Ai kritikoi qasjen e liderëve të mëparshëm, të cilët, sipas tij, shpesh kanë shmangur dialogun me udhëheqësit me të cilët kanë pasur mospajtime.
“Asnjëherë nuk është arritur paqja duke refuzuar mundësitë për dialog”, shtoi presidenti amerikan.
Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia janë në një pozitë të veçantë për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore. /Klankosova.tv

