FIFA ka bërë të ditur emrat e tre kandidatëve të propozuar nga federatat anëtare për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars 2027, në Kongresin e 77-të të FIFA-s, në Rabat të Marokut.
Në listën e kandidatëve janë Philippe Diallo, Gianni Infantino dhe Kohzo Tashima, emrat e të cilëve janë renditur sipas alfabetit, shkruan Indeksonline
Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, do të jetë sërish në garë për të vazhduar drejtimin e organizatës më të madhe të futbollit botëror.
Megjithatë, kandidaturat e paraqitura ende duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Komiteti Zgjedhor i FIFA-s, i cili do të vendosë për pranimin e tyre në përputhje me rregulloret përkatëse të qeverisjes së organizatës.
FIFA receives three candidatures for next year’s presidential election
🗞️🔗➡️ https://t.co/ErxGvrEGAy pic.twitter.com/fCU4fOj8dO
— FIFA Media (@fifamedia) November 19, 2026
Sipas FIFA-s, federatat anëtare do të njoftohen për emrat e kandidatëve të propozuar dhe të pranuar jo më vonë se më 18 shkurt 2027.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 18 mars 2027, në kuadër të Kongresit të 77-të të FIFA-s, në Rabat të Marokut, ku do të vendoset se kush do ta drejtojë futbollin botëror në mandatin e ardhshëm./Indeksonline/

