KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Talenti rus po çmend Evropën, Barcelona dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për transferimin e tij

Talenti rus po çmend Evropën, Barcelona dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për transferimin e tij

Barcelona dhe Bayern Munich kanë vënë në shënjestër mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të aventurës së tij në futbollin turk.

21-vjeçari është shndërruar në njërin prej talenteve më të spikatura në Evropë, falë paraqitjeve të tij që nga transferimi te Galatasaray gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

Batrakov iu bashkua klubit turk nga Lokomotiv Moska për 25 milionë euro dhe nuk iu desh shumë kohë për të dëshmuar vlerat e tij. Ai është vendosur shpejt në mesin e futbollistëve kryesorë të skuadrës, duke pasur ndikim të madh në repartin ofensiv.

Shifrat e tij flasin vetë: gjashtë gola dhe katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Mesfushori ofensiv ka treguar se përveç organizimit të lojës, mund të jetë vendimtar edhe në fazën e finalizimit.

Ai ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar katër gola, duke dëshmuar se mund të bëjë diferencën edhe në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Sipas gazetës turke Fanatik, raportim që është përcjellë edhe nga mediumi francez Foot Mercato, Barcelona dhe Bayern Munich kanë nisur ta monitorojnë nga afër situatën e 21-vjeçarit, pasi paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë.

Interesimi i këtyre dy klubeve mund ta bëjë Batrakovin një prej emrave më të përfolur në afatet e ardhshme kalimtare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.