KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paralajmërohen prindërit për GTA 6: Loja nuk është për fëmijë

Paralajmërohen prindërit për GTA 6: Loja nuk është për fëmijë

Bashkëthemeluesi i Starlabs dhe i Shkollës Digjitale, Darsej Rizaj, u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes me lojën e shumëpritur “GTA 6”, duke paralajmëruar se përmbajtja e saj nuk është e përshtatshme për fëmijët.

Përmes një postimi në Facebook, Rizaj ka thënë se loja pritet të jetë temë diskutimi në shumë familje, veçanërisht në mesin e fëmijëve që përdorin konzolat PlayStation.

Ai ka theksuar se “GTA 6”, e zhvilluar nga Rockstar Games, paraqet një simulim shumë realist të jetës në një qytet dhe se prindërit nuk duhet ta konsiderojnë atë thjesht si një lojë të zakonshme.

“Po ju drejtohem prindërve që kanë fëmijë me PlayStation. Loja nuk është për fëmijë të vegjël. Sipas Rockstar Games është për moshat 17+”, ka shkruar Rizaj, transmeton Zeri.info.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu për përmbajtjen e lojës, duke përmendur skena të dhunshme dhe tema të tjera me të cilat prindërit mund të mos dëshirojnë që fëmijët e tyre të ekspozohen.

Rizaj ka bërë edhe një krahasim me versionet e mëparshme të serisë GTA, të cilat, sipas tij, nuk kishin të njëjtin nivel realizmi.

“Na vetë si fëmijë e kemi luajtur GTA-në përpara, po se ka pasur këtë nivel të realizmit. Kjo është tjetër nivel!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij vjen në prag të publikimit të GTA 6, një prej video-lojërave më të shumëpritura, e cila ka ngjallur interesim të madh në mbarë botën. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.